
Apple prezanton iPhone 6S, 6S Plus, Apple TV dhe iPad Pro!
Apple ka prezantuar ditën e djeshme më në fund versionin e ri të iPhone, 6s, pra ai që prisnim të gjithë. Gjatë prezantimit Tim Cook ka prezantuar edhe risi te tjera si 6S Plus, Apple TV dhe iPad Pro!. Ai ka theksuar se iPhone 6 është iPhone më i sukseshëm i të gjitha kohërave duke kujtuar që aktualisht ky produkt ka fituar terren në treg në krahasim me produktet konkurrente, sidomos në Kinë.
iPhone 6 edhe iPhone 6 Plus
iPhone 6 edhe iPhone 6 Plus do të vijnë në treg në 4 ngjyra të ndryshme të cilat janë Silver, Gold, Space Gray edhe Rose Golde. Përsa i përket kasës, Apple sjell në këtë produkt një material alumin më të fortë përsa i përket durimit në goditje. Ekrani është i ndërtuar me një material të ri xhami edhe ekrani do të suportojë teknologjinë më të re, 3D Touch. Inxhinierët e Apple kanë punuar për të sjellë një teknologji preçise edhe mjaft solid, e cila do të ndryshojë totalisht mënyrën e përdorimit të sistemit operativ në iOS 9. Gjesti i ri i cili quhet edhe Force Touch do të sjellë funksione të reja në menunë Home po ashtu edhe në programe të tjera si Photo.
Përsa i përket teknologjisë së brendshme, iPhone 6s edhe 6s Plus do të integrojnë chip-in A9 i cili e bën proçesimin e të dhënave rreth 70% më të shpejtë se chip-i A8 edhe grafikën rreth 90% më të shpejtë. Sensori i matjes së lëvizjeve ose Motion Processor vjen në verisonin M9 i cili është më i saktë në matje. Fotokamera e iPhone 6s vjen me një sensor iSight të projektuar nga fillimi përsa i përket ruatjes së ngjyrave reale të objekteve në foto. Kualiteti i fotokamerës është rreth 12 MPX edhe më në fund iPhone 6s rregjistron video me kualitetin 4K. Fotokamera frontale ka kualitet HD me 5MPX e cila ju siguron Selfie mjaft të bukura. iPhone 6s do të mund të blihet duke filluar nga data 12 Shtator edhe në fund të vitit do të jetë i disponueshen në 400 shtete të të gjithë botës. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm ku do t'ju sjellim informacione më të detajuara në lidhje me produktet e reja Apple.
AppleTV
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i kompanisë ka deklaruar se Apple TV, do të jetë “e ardhmja e televizionit”, duke shtuar se paisja e re televizive do të ketë program të ri OS, dyqanin online App Store, dhe integrim të thellë me Siri. Për më shumë, Apple TV – versioni i ri i 2015 pritet të ketë telekomandues dhe touch screen dhe me mikorofon, që i mundëson përdoruesve të kërkojnë materialet televizive me anë të zërit, pra përmes Siri. Apple TV do të vijë në treg në tetor, dhe është thënë se do të jetë në dispozicion në më shumë se 100 vende të ndryshme të botës. Megjithatë, tipar i ngjashëm në telekomandues nuk është risi e sjell së pari nga Apple, për shkak se deri tani konkurrentët si Samsung, Amazon dhe Xbox kanë ofruar opsione të ngjashme.
iPad Pro
Apple ka prezantuar zyrtarisht iPad Pro me ekrna 12,9 inch, me plot 5.6 milion pixels. Ky ekran ofron mundësinë për të shfrytëzuar në maksimum lojërat, për të lexuar libra, por edhe për të shikuar filma dhe për përdorur aplikacionet e shumta që janë të disponueshme në App Store. Edhe për të punuar do të jetë më e thjeshtë dhe komode. Bëhet fjalë për ekranin më të avancuar të realizuar ndonjëherë nga Apple. iPad Pro do të jetë i trashë vetëm 6,9 mm. Proçesori do të jetë A9X, 1.8 jerë më i shpejtë se verisioni i mëparshëm, me një fuqi të ngjashme me atë të shumë kompjuterave desktop. Në përgjithësi ky iPad Pro është 360 herë më i fuqishëm në nivel grafik dhe 80% më i shpejtë se shumë komjutera laptop të 6 muajve të fundit. Mjafton të mendoni që iPad Pro lejon modifimin e 3 videove 4K njëkohësisht.
Bateria do të ketë një autonomi prej 10 orësh, në mënyrë që të sigurojë një ditë të plotë pune, ndërsa për sa i përket audios do të kemi 4 speaker që barazpeshohen automatikisht në bazë të pozicionit të iPad Pro. Shumë interesante janë edhe aksesorët. Smart Keyboard është një tastierë e jashtme, ideale për të punuar në iPad Pro. Butonat jenë të njëjtit që janë përdorur edhe në modelin e ri MacBook, me të njëjtën teknologji. Për t'u lidhur përdoret një Smart Connector, që transmeton të dhëna dhe energji nëpërmjet konektorit magnetik.
Aksesori i dytë është Apple Pencil, një laps ultra teknologjik që reagon me ekranin duke ofruar një preçizion maksimal. Gjithashtu, ky aksesor ka disa sensorë që përceptojnë përkuljen, forcën dhe pozicionin, duke simuluar kështu një laps të vërtetë. Për shembull, nëse e shtypni më shumë, viza do të bëhet më e trashë. Mund të përdoret së bashku me gishtërinjtë dhe karikohet me anë të iPad Pro, do të jetë i disponueshëm nga muaji nëntor në tre ngjyra. Çmimet janë: 799 dollarë për modelin 32GB, 949 dollarë për modelin 128GB dhe 1079 dollarë për modelin 128GB LTE (WiFi + Cellular). Smart Keyboard do të kushtojë 169 dollarë, ndërsa Apple Pencil 99 dollarë.
Më të lexuarat








